Ministria e Punëve të Jashtme ngre alarmin për shqiptarët në Iran, thirrje për kujdes të shtuar dhe kontaktet e mergjencës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar në "Facebook" një njoftim për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Shtetin e Katarit, pas përshkallëzimit të situatës së sigurisë në rajon.
Në njoftim u kërkohet bashkëqytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të qëndrojnë pranë banesave dhe rezidencave të tyre, të ruajnë qetësinë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Po ashtu, u bëhet thirrje të ndjekin me përpikmëri udhëzimet zyrtare të sigurisë të shpallura nga autoritetet e Katarit.
Ministria dhe Ambasada e Shqipërisë në Doha po ndjekin nga afër zhvillimet dhe mbeten në dispozicion për çdo ndihmë ndaj qytetarëve shqiptarë në këtë situatë.
Për raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën e Shqipërisë në Doha në numrat:
+974 77180778
+974 30079922

