Ministria e Brendshme palestineze: Sulmi ajror izraelit vret 5 shpëtimtarë në Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2023, 09:48

Pesë shpëtimtarë nga ekipet e mbrojtjes civile u vranë pas një sulmi “drejtpërdrejt” ajror izraelit, tha të hënën Ministria e Punëve të Brendshme palestineze.
Disa të tjerë janë plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike, sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Brendshme Palestineze të publikuar të hënën në mëngjes.
Sulmi ajror goditi selinë e Mbrojtjes Civile në lagjen Al-Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës, shtoi ministria. Lajmi konfirmohet nga CNN.


