Ministri i Jashtëm: Ukraina do të negociojë, por nuk do të dorëzohet

Ministri i Jashtëm: Ukraina do të negociojë, por nuk do të

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka thënë se vendi është i gatshëm të hyjë në negociata me Rusinë, por se forcat e saj nuk do t'i dorëzohen regjimit të Vladimir Putin dhe nuk do të pranojnë asnjë ultimatum.

Dmytro Kuleba u tha gazetarëve se ai do të mbetet i hapur ndaj diskutimeve diplomatike me Moskën, por paralajmëroi se Rusia po shtyn përpara kërkesa që janë të papranueshme për Ukrainën.

Kuleba shtoi se forcat e Kievit do të kenë nevojë për më shumë furnizime ushtarake. Ai i bëri lutje sërish vendeve perëndimore për të furnizuar Ukrainën me avionë të rinj luftarakë, duke thënë se më shumë jetë civilësh mund të shpëtohen nëse mbrojtja ajrore e vendit forcohet, duke e lejuar atë të sulmojë kolonat e mëdha të blinduara ruse.

Ai pohoi gjithashtu se Moska ka përdorur taktika të ngjashme me masat shkatërruese që ajo ndërmori gjatë luftës civile siriane dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore që të ndihmojnë Ukrainën me hetimet e saj dhe ndjekjet e mundshme të krimeve të supozuara të luftës ruse.

Kuleba tha gjithashtu se qyteti juglindor i Mariupolit mbetet në duart e Ukrainës, pavarësisht disa raporteve për përparime ruse.

EMISIONET