Ministri francez: Gjermania dhe Franca po përgatiten për reduktimin e gazit rus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2022, 16:33

Franca dhe Gjermania po përgatiten për një reduktim të furnizimit të gazit rus, tha ministri francez i ekonomisë.
Ai po i përgjigjej paralajmërimit të presidentit rus Vladimir Putin se Moska do të mbyllë rubinetet për ata që refuzojnë të paguajnë në rubla.
“Nesër mund të ketë një situatë në të cilën... nuk ka më gaz rus. Na takon ne të përgatitemi për këto skenarë dhe ne po përgatitemi," tha Bruno Le Maire pas bisedimeve në Berlin me homologun e tij gjerman Robert Habeck.


