Merz: Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nuk është favor për askënd

Merz: Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nuk është favor për

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka riafirmuar se një vendim i aleatëve të NATO-s për të rritur masivisht shpenzimet e mbrojtjes ishte i motivuar nga “bindja e vetë anëtarëve”.

“Dua të them shprehimisht se ne nuk po i marrim vendimet që po marrim për t’i bërë dikujt një favor”, u tha Merz gazetarëve në Hagë.

“Ne po i marrim këto vendime bazuar në njohuritë tona, nga bindja jonë se NATO si një e tërë – dhe kjo vlen mbi të gjitha për pjesën evropiane të NATO-s – duhet të bëjë më shumë në vitet e ardhshme për të siguruar aftësinë e saj mbrojtëse”, theksoi ai.

Udhëheqësit e NATO-s janë gati të miratojnë zyrtarisht një rritje masive të mbrojtjes dhe shpenzimeve të lidhura me të, në të paktën 5% të prodhimit të tyre ekonomik, një veprim i cili i është atribuuar gjerësisht presidentit Trump, që i shtyn aleatët të shpenzojnë më shumë.

Shefi i NATO-s Mark Rutte e quajti veprimin e Trumpit “sukses të madh”.

“Donald, na ke çuar në një moment vërtet, vërtet të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën,” shkroi ai.

“Evropa do të paguajë shumë tashmë, ashtu siç duhet, dhe kjo do të jetë fitorja jote”, shtoi ai.

EMISIONET