Merz reagon për trupat amerikane në Gjermani: Situata është e zmadhuar, por jo e re

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të ulur praninë ushtarake në Gjermani, duke e cilësuar situatën si të zmadhuar në diskutim, por jo diçka të re.
Sipas tij, vendimi për tërheqjen e rreth 5 mijë ushtarëve amerikanë nga bazat në Gjermani nuk lidhet me kritikat e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump për politikat ndërkombëtare të SHBA-së.
Merz ka thënë se SHBA mbetet partneri kryesor i Gjermanisë brenda NATO-s dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë normalisht, pavarësisht dallimeve politike.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se për momentin nuk parashikohet vendosja e raketave amerikane Tomahawk në territorin gjerman, për shkak të mungesës së disponueshmërisë nga pala amerikane.
Kancelari ka hedhur poshtë çdo lidhje mes kritikave të tij dhe vendimeve të Pentagonit, duke theksuar se angazhimi i SHBA për NATO-n dhe mbrojtjen e Evropës mbetet i pandryshuar.
Ndërkohë, ai është ndalur edhe te situata politike në vend, duke përjashtuar bashkëpunimin me të djathtën ekstreme dhe duke kundërshtuar idenë e një votëbesimi, pavarësisht presioneve dhe rënies së mbështetjes në sondazhe.


