Mendoni dy herë para se të bashkëpunoni me Kinën, porosit ministri tajvanez

Mendoni dy herë para se të bashkëpunoni me Kinën, porosit

Për shtetet në Evropë dhe në mbarë botën, të cilat gjithnjë e më shumë krijojnë raporte të ngushta ekonomike dhe politike me Kinën, ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu, ka një porosi: “Duhet të mendoni dy herë”.

“Politika juaj e jashtme mund të bëhet e njëanshme nëse mendoni se jeni të varur nga Kina”, tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Pastaj veprimet, sjelljet, politikat tuaja duhet të jenë të kujdesshme, sepse nuk do të donit t'i rrezikonit mundësitë biznesore”, shtoi ai.

Ministri tajvanez bëri një turne evropian si pjesë e fushatës së këtij rajoni që të ofrohet si një alternativë e vogël krahas politikës autoritare të Kinës.

Tajvani u nda nga Kina pas një lufte civile në vitin 1949. Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur.

"Kina përdor praktika korruptive. Ata fusin para në xhepin e politikanëve të korruptuar dhe premtojnë shumë. Por, në të vërtetë ajo që ofrojnë ata mund të jetë shumë e paktë", tha ministri tajvanez për /REL/

“Ndonjëherë projektet, në të cilat ata angazhohen, janë artificiale. Pra, nëse vendet i bashkojnë të gjitha këto atëherë mund të marrin një mësim të mirë në rast se dëshirojnë të bëjnë biznes serioz me Kinën”, shtoi ai.

Në të gjithë botën, aktualisht, vetëm 15 vende kanë marrëdhënie diplomatike zyrtare me Tajvanin që numëron afro 24 milionë banorë.

EMISIONET