Meloni: Angazhimi dhe idetë e Musk janë të rëndësishme për bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Italisë
Kryeministrja italiane Giorgio Meloni tha pas bisedës me miliarderin Elon Musk, se “angazhimi dhe idetë” e tij janë të rëndësishme për bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Italisë.
“Jam e bindur se angazhimi dhe idetë e tij mund të jenë një pasuri e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe Italinë, në frymën e bashkëpunimit që synon përballimin e sfidave të ardhshme”, shkroi ajo në rrjetin X.
Biseda mes Melonit dhe Musk u zhvillua pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane të martën, të cilat Musk e mbështeti, transmeton Ansa.
Trump njoftoi gjatë fushatës se ai planifikon t’i japë Musk një rol në administratën e tij.