Mediu: Në raport me Ukrainën ka një qëndrim jo korrekte të vendet të NATO-s, të buta me Rusinë
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Fatmir Mediu, Kreu i PR-së u shpreh se Evropa ka qenë më e butë me Rusisë po ashtu edhe me kinën.
Mediu tha se në raport me Ukrainën ka një qëndrim jo korrekte të vendet së NATO-s dhe kjo ka bërë që Rusia të tregojë dhëmbët sipas tij.
Mediu: Evropa ka qenë më e butë me Rusisë po ashtu edhe me Kinën, duke pasur të njëjtën efekt dhe ndikim që ka Rusia. Nuk është menduar se agresiviteti rus do të vinte në këtë nivel, por në raport me Ukrainën ka një qëndrim jo korrekte të vendet të NATO-s.
Ne kemi organizuar atje edhe ministerialin e mbrojtjes për anëtarësim e vendit në NATO. Stimulin e anëtarësimit të Ukrainës e kanë bërë vetë vendet e NATO-s. Rusia i ka treguar dhëmbët edhe në vitin 2014 dhe nuk ka pasur asnjë lëvizje për ta ndaluar Putinit. Kanë treguar një dobësi.


