Mediat italiane: Ish-kryeministri Renzi dhe menaxheri i VIP-ave nën hetim për dokumentarin "Firenze sipas meje"

Mediat italiane: Ish-kryeministri Renzi dhe menaxheri i VIP-ave nën hetim

Mediat italiane kanë publikuar sot lajmin se ish-kryeministri Matteo Renzi dhe menaxheri i VIP-ave televiziv Lucio Presta janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Romës me akuzën e financimeve të paligjshme e faturimeve false.

Menaxheri i VIP-ave Lucio Presta është i njohur në kronikën shqiptare si personi që menaxhoi pjesëmarrjen e prezatueses Alketa Vejsiu në Festivalin e Sanremos 2020.

Sipas mediave italiane Prokuroria e Romës ka futur në regjistrin e personave të hetuar ish- kryeministrin italian e menaxherin e VIP-ava në investigimin e raportit ekonomik mes tyre.

Hetimi ka nisur me profitet në realizimin e dokumentarit "Firenze sipas meje" i vitit 2018, i cili u sinjalizua në Agjensinë Kombëtare të Antiriciklimit.

Dy vite më parë media italiane Esspreso infomon se për këtë projekt televiziv, Matteo Renzi është paguar me gjysëm milioni euro, një shifër kjo jashtë tregut e shumë më e lartë se sa paguhen gazetarët e realizuesit më të mirë të filmave dokumentarë italianë, e një shumë që është larg asaj që vetë menaxheri Presta kishte marrë nga kompania televizive Discovery.

Pra sipas mediave italiane për dokumentarin televiziv, ish-KM italian është paguar gati gjysëm milioni euro nga menaxheri Presta, në një kohë kur multinacionalja televizive Discovery ka paguar vetëm 20 mijë euro menaxherin italian për realizimin e këtij projekti.

Por në qëndër të hetimeve të Prokurorisë së Romës, janë dhe disa anomali pagesash e kontratash lëshuar nga kompania e Lucio Presta në favor të ish kryeministrit Renzi e që janë gjetur gjatë kontrollit financiarë në selinë e tij.

Prokurorët e Romës Alessandro Di Taranto e Gennaro Varone po hetojnë për raporte kontratash false e operacione financiare fiktive për lëshim faturash jo ekzistuese me qëllim evitim taksash e kostosh të fshehura në financime fiskale politike.

Programet e hipotezuara televizive për Matteo Renzin nuk janë realizuar e pagesat që menaxheri i VIP-ave ka paguar ish-kryeministrin nuk janë futur në bilancin e kompanisë së Lucio Presta.

Menaxheri i VIP-ave ka derdhur 750 mijë euro për llogari të Matteo Renzit.

'Eci përpara me kokë lart. Nuk kam asgjë për të fshehur", ka komentuar lideri i Partisë Italia Viva dhe ish-kryeministri Matteo Renzi.

EMISIONET