Media amerikane: Trump miraton ndeshjen e UFC-së në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë

Media amerikane: Trump miraton ndeshjen e UFC-së në lëndinën

Shtëpia e Bardhë po përgatitet të presë një ngjarje të paprecedentë të arteve marciale të përziera të UFC-së në “South Lawn” vitin e ardhshëm, sipas një raportimi nga “The Wall Street Journal”.

Ndeshja fillimisht ishte planifikuar për 4 korrik 2026, për të përkuar me festimet e 250-vjetorit të Amerikës, por më vonë u riplanifikua për në qershor, thuhet në lajm. Ngjarja do të përfshijë disa ditë festimesh për tifozët në “National Mall”.

Drejtori ekzekutiv i UFC-së, Dana White, u takua me presidentin Donald Trump javën e kaluar dhe është larguar nga Shtëpia e Bardhë me miratimin e Trumpit për ndeshjen.

“Ndeshja në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet”, tha White në mediat sociale pas takimit, i cili thuhet se përfshinte diskutime me vajzën e Trumpit, Ivanka – një praktikuese e “jiu-jitsu”-së dhe tifoze e UFC-së.

Ngjarja shumëditore do të përfshijë ndeshje për burra dhe gra, me peshime të luftëtarëve dhe një konferencë për shtyp në Memorialin e Lincolnit.

EMISIONET