“Më vjen keq që plani im dështoi”, i dërgoi zarf me helm Donald Trump, burg për 56-vjeçaren në SHBA

Një 56-vjeçare kanadeze është dënuar me 22 vjet burg në SHBA, pasi i dërgoi disa zyrtarëve zarfe me helm, përfshirë edhe Donald Trump, presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara.
Pascale Ferrier u deklarua fajtore për akuzat për armë biologjike. Zarfi me helm që iu dërgua Trump u kap në shtator 2020 përpara se të dorëzohej në Shtëpinë e Bardhë. Ferrier tha në gjykatë se i vinte keq që plani i saj kishte dështuar dhe se “nuk mund ta ndalonte Trumpin”.
Mediat e huaja shkruajnë se Ferrier e quan veten si një aktiviste dhe jo si terroriste. “Dua të gjej mjete paqësore për të arritur qëllimet e mia”, shtoi Ferrier.


