Mbytja e "Moskvës": Çfarë ndodhi në të vërtetë me krenarinë e flotës ruse?

Luftanija ruse "Moskva" qëndronte në Detin e zi këtë mëngjes.
Është e paqartë nëse ajo qëndron atje si viktimë e raketave ukrainase, paaftësia ruse, fati i keq apo një kombinim i të trejave.
Megjithatë është e sigurt se humbja më e madhe e një anijeje detare gjatë kohës së luftës do të ngrejë pyetje shqetësuese jo vetëm për Moskën, por edhe për planifikuesit ushtarakë në mbarë botën.
Çfarë e shkaktoi fundosjen?
Anija u mbyt në brigjet e Ukrainës në Detin e Zi të enjten, 14 prill. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se një zjarr për shkaqe të panjohura shpërtheu municionin e depozituar të anijes dhe shpërthimet e mëvonshme shkaktuan dëmtime strukturore në anije.
Ministria thotë se luftanija më pas u mbyt mes detit të trazuar ndërsa po tërhiqej në një port aty pranë.
Ukraina thotë se goditi "Moskvën" me raketa lundrimi kundër anijeve dhe se këto ndezën zjarrin që shpërtheu municionin.
Zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë të mbrojtjes duket se favorizojnë pretendimet e Ukrainës.
SHBA beson me "besueshmëri të mesme" se versioni i Ukrainës i ngjarjeve është i saktë, tha një burim i njohur me inteligjencën më të fundit për CNN.
"Moskva" ishte e armatosur me një sërë raketash anti-anije dhe kundërajrore, si dhe silurët, armët detare dhe sistemet e mbrojtjes raketore, që do të thotë se kishte në bord sasi të mëdha eksplozivësh.
Kur ishte hera e fundit që një anije e kësaj madhësie humbi në luftë?
Kryqëzori argjentinas "General Belgrano" u godit dhe u fundos nga nëndetësja britanike me energji bërthamore "HMS Conqueror" më 2 maj 1982, gjatë luftës në Ishujt Falkland.
"General Belgrano" dhe "Moskva" janë të përmasave të ngjashme, secila rreth 600 feet (182 metra) e gjatë. Ekuipazhi në bordin e "General Belgrano" shkonte në 1100 persona, sa dyfishi i ekuipazhit të "Moskvës" i cili kishte 500 persona në bord.
Rusia nuk e ka bërë të ditur numrin e viktimave për shkak i zjarrit që përfshiu "Moskvën". Një total prej 323 personash ekuipazh vdiqën kur "General Belgrano" u fundos.
Çfarë do të thotë humbja e "Moskvës" për përpjekjet e luftës ruse?
Efekti më i madh mund të jetë në moralin rus. "Moskva" ishte një nga asetet e saj më të dukshme në luftën në Ukrainë. Megjithëse Moska menaxhon me kujdes lajmet për luftën në Rusi, do të jetë e vështirë të fshihet mungesa e papritur e një anijeje kaq të madhe.
Dhe humbja e saj do të ngrejë dyshime për aftësitë luftarake të Rusisë, qoftë për shkak të veprimit të armikut apo aksidentit.
"Të dy shpjegimet për fundosjen e Moskës tregojnë mangësi të mundshme ruse, ose mbrojtje të dobët ajrore ose procedura tepër të dobëta të sigurisë në anijen e Flotës së Detit të Zi," thanë analistët Mason Clark, Kateryna Stepanenko dhe George Barros në Institutin për Study of War në konferencën e tyre të përditshme të luftës.
Por analistët janë të ndarë se çfarë ndikimi do të ketë fundosja në pushtimin rus.
Analistët e ISW e shohin atë si një goditje relativisht të vogël, duke thënë se anija është përdorur kryesisht për sulme me raketa lundrimi në qendrat logjistike dhe aeroportet ukrainase. Rusia ka sisteme me bazë tokësore dhe avionë goditës që mund të bëjnë të njëjtën gjë, thanë ata.
Megjithatë, ata shtuan se nëse ishte vërtet një raketë ukrainase që çoi në fundosje, marina ruse do të duhej të rimendonte operacionet e saj, ndoshta duke lëvizur anijet më larg nga territori ukrainas dhe duke rregulluar mbrojtjen e tyre ajrore.
Në Uashington, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se misioni kryesor i Moskës ishte mbrojtja ajrore për forcat ruse në Detin e Zi, shkruan CNN.


