Mbyllet media në Hong Kong, qytetarët me lot në sy për demokracinë

Një ndër mediet më prodemokracisë në Hong Kong ka botuar këtëtë enjte kopjen e fundit të gazetës. Mijëra qytetarë kanë dalë për ta blerë, ndërsa të tjerë kanë dalë në mbështetje të gazetarëve. Mbyllja e kësaj gazete nën influencën e një ligji të mbështetur nga Kina, është fundi i një epoke thonë analistët.
Qytetarët e Hong Kongut janë vënë në radhë mëngjesin e kësaj të enjteje për të blerë kopjen e fundit të gazetës “Apple Daily”.
E cilësuar si një nga gazetat më të zëshme pro-demokracisë së Hong Kongut, Apple Daily, nxorri në botim të enjten kopjen e saj të fundit, pasi më herët pronari i saj dhe një pjesë e stafit u arrestuan në bazë të një ligji të ri për sigurinë kombëtare që ka shkaktuar debate dhe protesta.
Sipas medieve ndërkombëtare, mbyllja e kësaj gazete shënon fundin e një epoke për lirinë e medias në vendin e drejtuar nga kinezët.
"Faleminderit të gjithë lexuesve, abonentëve, klientëve të reklamave dhe hong kongersave, për 26 vjet plot dashuri dhe mbështetje. Këtu ju themi lamtumirë, kujdesuni për veten tuaj," ishin fjalët e fundit të stafit.
Më herët, qindra mbështetës u mblodhën jashtë ndërtesës së “Apple Daily” për të treguar mbështetjen e tyre.


