Mbi një milion dollarë në ndihmë të familjeve të prekura nga zjarri në Maui

Më shumë se 1 milion dollarë para në dorë dhe “Spam” (produkt i konservuar i mishit të derrit), një element kryesor në kuzhinën Havajane, po u dhurohen banorëve të prekur nga katastrofa e zjarrit në Maui.
“Hormel Foods”, kompania mëmë e markës, njoftoi të enjten se do të dhuronte mbi 264,000 kanaçe me Spam për një organizatë ndihmash të bazuar në besim.
Sipas kompanisë, banorët në Havai konsumojnë mbi 7 milionë kanaçe me produkte Spam çdo vit, më shumë se çdo shtet tjetër i SHBA-së.
Organizata jofitimprurëse “Convoy of Hope”, misioni i së cilës përfshin ndihmën e personave të prekur nga fatkeqësitë natyrore, bashkëpunoi me kompaninë e njohur të mishit të konservuar për të sjellë tre kamionë dhe ushqime shtesë në zonat e prekura.
Që nga mbrëmja e së enjtes, të paktën 111 persona janë konfirmuar të vdekur pas zjarrit më vdekjeprurës në historinë e SHBA-së, në më shumë se një shekull.
“Numri i të vdekurve pritet të rritet në ditët në vijim”, sipas guvernatorit të Hawait, Josh Green, i cili vlerësoi se mbi 1 000 banorë janë zhdukur pas zjarrit vdekjeprurës të javës së kaluar.

