Masa të reja sigurie për muzetë pas grabitjes së Luvrit

Masa të reja sigurie për muzetë pas grabitjes së Luvrit

Grabitja në Luvër të dielën po shtyn qeverinë franceze të forcojë masat e sigurisë në të gjitha institucionet kulturore në Francë. 

Ministri i Brendshëm francez, Francez Laurent Nunes do të dërgojë një direktivë për të forcuar mekanizmin e sigurisë rreth institucioneve kulturore të vendit.- Advertisement -

Ky vendim u mor pas një takimi që ai pati në ministri me Ministren e Kulturës, Rashida Dati si dhe me krerët e shërbimeve policore, me qëllim identifikimin e asaj që funksionoi dhe asaj që nuk funksionoi që solli grabitjen e bujshme në Luvër.

Një zëdhënës i muzeut deklaroi se Luvri do të mbetej i mbyllur edhe të hënën.

Autoritetet vazhdojnë të kërkojnë autorët e grabitjes, të cilët besohet se kanë qenë hajdutë profesionistë dhe që arritën të vidhnin tetë xhevahiret nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës Eugenie në më pak se katër minuta.

Fillimisht u raportua se grabitja ndodhi për 7 minuta por tashmë ka dalë një bilanc i ri kohor.

Ka shumë skenarë për identitetin e tyre.

Nga ish-personel ushtarakë deri te anëtarë të krimit të organizuar që ndoshta janë thirrur për të kryer grabitjen në emër të një koleksionisti privat, pasi njohja e mallrave të vjedhura e bën të vështirë shitjen e tyre.

Në rast se ata vendosin t’i “çmontojnë” ato për t’i shitur, atëherë vlera e tyre bie ndjeshëm.

EMISIONET