Maliqi: Konflikti në Lindjen e Mesme, luftë propagandistike dhe “ping-pong” bombardimesh

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin "Ora News", gazetari Nefail Maliqi analizoi përplasjet e fundit në Lindjen e Mesme, duke i cilësuar si një lojë ping-pong mes palëve që synojnë të tregojnë forcën ushtarake.
" Luftimet e fundit 12 ditëshe në Lindjen e Mesme, do ti quaja ping-pong i bombardimeve sepse herë njëri herë tjetri. Ishte më shumë të tregojnë muskujt dhe armatimin e tyre.
Sulmet misterioze njëra palë thotë kemi sulmuar, bombarduar, për shembull tre pikat bërthamore në Iran, ç'ka Irani këto i mohon, thotë se uraniumin e kemi larguar.
Njëkohësisht edhe pala tjetër, pra SHBA dhe Izraeli thotë se nuk kanë pasur armë në baza. Domethënë Irani paska goditur kot dhe nuk dihet se kush gënjen.
Mediat zviceriane, deklaratat e palëve gjithmonë i fusin në thonjëza, që do të thotë se janë informacione më shumë si deklarata të pavërtetuara dhe në pikëpyetje sepse në këtë konflikt më shumë është bërë luftë propagandistike me disinformata duke hiperbolizuar shifrat nga të gjitha palët apo duke minimizuar ato", u shpreh Maliqi.

