Majmuni sulmon një të mitur në Indi, 10-vjeçari ndërron jetë në spital nga plagët e marra

Majmuni sulmon një të mitur në Indi, 10-vjeçari

Një djalë 10-vjeçar në Indi ka vdekur sepse mori plagë të rënda pas një sulm nga një majmun. Dipak Thakor u përball me majmunët teksa luante me miqtë e tij pranë një tempulli në shtetin perëndimor të Gujarat.

Djali u dërgua me shpejtësi në shtëpi pas sulmit në të cilin mori lëndime të rënda dhe më pas u dërgua në spital, ku mjekët e shpallën të vdekur pas mbërritjes. 

Ky ishte sulmi i tretë i tillë brenda një jave ndaj banorëve të fshatit Salki, ku ndodhi ngjarja, tha një zyrtar.

Majmunët janë parë shpesh në zonat turistike dhe ka pasur shumë raste në të kaluarën që kafshët të shkaktojnë lëndime te njerëzit dhe madje edhe kafshë të tjera si qentë.

Autoritetet janë përpjekur të kapin majmunët rreth fshatit Salki, u citua të thoshte zyrtari i pyjeve Vishal Chaudhary nga kanali indian i lajmeve NDTV.

EMISIONET