“Lufta” për TikTok, Trump: Kemi arritur një marrëveshje, do të takohem me Xi të premten!

Bisedimet mes delegacioneve amerikane dhe kinee në Madrid të Spanjës për çështjet tregtare, tarifat dhe veçanërisht TikTok duket se kanë shkuar shumë mirë.
Këtë e konfirmoi edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump me një reagim të shkurtër, informojnë mediat ndërkombëtare.
“Kemi arritur një marrëveshje, do të takohemi me Xi të premten”, ishte njoftimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Dita e dytë e negociatave në Madrid midis SHBA-së dhe Kinës duket se ka arritur dakordësinë për çështjen e rrjetit social aq shumë të përfolur dhe që ka të paktën 170 milionë përdorues në SHBA. Lajmin e konfirmon edhe “Reuters”.
Moratoriumi për ndalimin e aplikacionit kinez skadonte pas dy ditësh. Por detajet e marrëveshjes nuk bëhen ende publike.

