Lufta në Ukrainë në ditën e 19-të, sot raundi i katërt i bisedimeve për paqe me Rusinë

Lufta në Ukrainë në ditën e 19-të, sot raundi i

Lufta në Ukrainë ka hyrë këtë të hënë, 14 mars, në ditën e 19-të.

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të zhvillojnë sot një raund të ri bisedimesh për paqe.

Takimi do nisë në 10:30 me orën lokale, sipas Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.

Dmitry Peskov, negociator i Rusisë dhe sekretar për media i presidentit rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se bisedimet do të zhvillohen përmes video-konferencës.

Mykhailo Podolyak, negociator i Ukrainës dhe këshilltar i presidentit të këtij vendi, Volodymyr Zelensky, e konfirmoi deklaratën e Kremlinit.

Në një video të postuar në mediat sociale, Podolyak tha se Rusia po fillon të angazhohet në mënyrë konstruktive në bisedime.

“Rusia tani e percepton në mënyrë shumë më adekuate botën përreth saj. Ajo është shumë më e ndjeshme ndaj pozicionit të Ukrainës, që është dëshmuar në fushën e betejës, dhe në veprimet e Ukrainës në drejtim të mbrojtjes së interesave të saj”, tha Podolyak.

Të dielën, Zelensky tha se delegacioni i tij është në bisedime me homologët rusë çdo ditë.

“Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë - të bëjë gjithçka për të siguruar një takim të presidentëve. Takim që jam i sigurt se njerëzit po e presin”, tha Zelensky në një video-adresim.

Rusia ka thënë më herët se Kremlini nuk do të refuzonte një takim të tillë, për të diskutuar çështje “specifike”, por nuk ka pasur detaje të mëtejshme në këtë drejtim.

EMISIONET