Lufta në Ukraine e Gaza, OKB: 114 milionë persona u zhvendosën për shkak të konflikteve

Mbi 114 milionë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë për shkak të luftërave, dhunës dhe përndjekjes, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara që ngre alarmin se ky numër po rritet për shkak të dështimit për të ndaluar shkaqet, teksa palët e përfshira në konflikt refuzojnë të respektojnë ligjin ndërkombëtar.
“Palët në konflikt” kanë “ndaluari së respektuari ligjet e luftës” edhe pse disa prej tyre pretendojnë se po i respektojnë, deklaroi Filipo Grandi, shefit të agjencisë së OKB për refugjatët.
Ai kritikoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që është përgjegjës për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke thënë se ka dështuar të përdorë zërin e tij për të tentuar që të zgjidhë konfliktet duke nisur nga Gaza e Ukraina dhe nga Sudani e deri në Kongo, Mianmar dhe pjesë të tjera.
Ai po ashtu akuzoi shtete, pa përmendur emra, se po marrin “vendime shkurtpamëse të politikës së jashtme që shpesh janë të bazuara në standarde të dyfishta, që vetëm deklarojnë se respektojnë ligjin, por që Këshilli ka pak fuqi që të respektohet paqja dhe siguria”.
Rezultat i gjithë kësaj janë më shumë vdekje të civilëve, përdorimi i dhunës seksuale si armë në luftë, sulmet dhe shkatërrimet e spitaleve, shkollave dhe infrastrukturës tjetër civile dhe shënjestrimi i punëtorëve humanitarë, tha Grandi.
Grandi kritikoi Këshillin e Sigurimit për shkak të dhjetëra mijëra personave të vrarë në Gazë, Ukrainë, Sudan dhe në konflikte të tjera.
“Por, nuk është vonë që të vendosni fokusin dhe energjinë tuaj në krizat dhe konfliktet që janë ende të pazgjidhura, në mënyrë që ato të mos përkeqësohen dhe të shpërthejnë sërish. Nuk është vonë që të ndihmoni miliona persona që janë zhvendosur me forcë”, tha ai.
Këshilli i Sigurimit është shumë i polarizuar, teksa pesë shtetet që kanë fuqinë e vetos shpesh bllokojnë vendime.
Sa i përket luftës në Gazë, Këshilli nuk ka bërë thirrje për armëpushim, për shkak të kundërshtimit nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, sa i përket Ukrainës, Këshilli ka qenë joefektiv pasi që Rusia mund të përdorë veton për të bllokuar miratimin e çdo rezolute të mundshme.

