Liz Truss emëroi fëmijët e emigrantëve në ministritë kritike, ja sfidat me të cilat përballen

Liz Truss ka emëruar fëmijët e emigrantëve në postet kryesore të kabinetit vetëm disa orë pasi në Doëning Street dërgoi mesazhin e parë për popullin britanik duke njoftuar uljen e taksave dhe masat për të trajtuar krizën energjetike.
Kancelari i ri i Thesarit të Britanisë Këasi Këarteng, Sekretari i ri i Jashtëm James Cleverley dhe Sekretarja e re e Brendshme Suella Braverman.
Mediat britanike duke komentuar përbërjen e qeverisë së re britanike flasin për një skemë të bazuar në diversitet.
Kwasi Kwarteng

Kwarteng, prindërit e të cilit emigruan nga Gana në vitet 1960, është kancelari i parë me ngjyrë i Thesarit në Britani.
Ai ndan qëndrimet financiare që Truss kishte bërë para zgjedhjeve, konkretisht është shprehur se qeveria mund të përballojë kostot e financimit të masave mbështetëse për familjet dhe bizneset, duke ruajtur përgjegjësinë fiskale.
Kwarteng kishte shërbyer si ministër i biznesit dhe energjisë që nga janari 2021 dhe kishte punuar gjithashtu në ministrinë përgjegjëse për Brexit. Ashtu si Truss, ai ka shprehur admirimin e tij për "Zonjën e Hekurt" të Britanisë, Margaret Thatcher.
James Cleverley

James Cleverley, nëna e të cilit është nga Sierra Leone dhe babai i të cilit është britanik, është gjithashtu kreu i parë me ngjyrë i diplomacisë britanike. Sekretari i ri i Jashtëm ka zbuluar se ka qenë viktimë e bullizmit si fëmijë dhe ka theksuar vazhdimisht se Partia Konservatore duhet të bëjë më shumë për të tërhequr votuesit me ngjyrë.
Ai e ka gjetur sërish veten në Ministrinë e Jashtme, duke marrë përsipër çështje që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe më pas me Evropën dhe Amerikën e Veriut.
Gjatë administratës së Johnsonit ai mbante portofolin e Ministrisë së Arsimit.Në qeverinë aktuale të Liz Truss, atij i kërkohet të menaxhojë çështjen e diskutueshme të luftës, ndërkohë që roli i tij është vendimtar edhe në çështjen e kufirit të Irlandës së Veriut.
Suella Braverman

Një tjetër pozicion kritik, ai që mban Suella Braverman, si ministre e re e Brendshme. Ajo pason Priti Patelin në Ministrinë e Brendshme, ku ndër të tjera do të menaxhojë edhe emigracionin. Ajo kishte shprehur një interes për udhëheqjen konservatore dhe ka shërbyer si prokurore e përgjithshme e Anglisë.
Prindërit e saj, me origjinë indiane, emigruan nga Kenia dhe Mauritius në Angli në vitet 1960, ndërsa nëna e saj ishte një këshilltare konservatore për 16 vjet. Braverman, e shkolluar në Universitetin e Kembrixhit, ka dy fëmijë. Tani asaj i kërkohet të menaxhojë çështjen e nxehtë të emigracionit, një çështje e ndjeshme për Britaninë.
Deri disa dekada më parë, qeveritë britanike përbëheshin kryesisht nga burra të bardhë. Rishi Sunak, prindërit e të cilit janë me origjinë indiane, ishte paraardhësi i Këarteng në Thesar dhe kundërshtari i Liz Truss në raundin e fundit të votimit për të pasuar Boris Johnson. Vlen të përmendet, megjithatë, se vetëm një e katërta e deputetëve konservatorë janë gra dhe 6% me prejardhje nga pakicat.

