Liz dhe Boris ikën, maçoku i rezidencës “10 Downing Street” përcjell kryeministrin e katërt

Maçoku Larry ka përcjellë kryeministrin e katërt nga zyra në “10 Downing Street”. Ai thotë se do të qëndrojë aty derisa të ketë fuqi, pasi e duan edhe të majtët edhe të djathtët dhe asnjë gazetar nuk flet keq për të, por vetëm e përkëdhelin.

Liz dhe Boris ikën, maçoku i rezidencës “10 Downing

Maçoku i “10 Downing Street” ka përcjellë deri më tani katër kryeministra britanikë.

Krerët e qeverisë shkojnë e vijnë, kabinetet ndërrohen, por Larry është aty.

Madje, Larry nuk ka asnjë problem me gazetarët, të majtë a të djathtë qofshin, ata e duan njësoj dhe e përkëdhelin pa dallime partiake. Nuk gjen asnjë media që të flas keq për të, vetëm e lavdërojnë gardianin e “Downing Street” që duhet të kap minjtë, nëse ka ndonjë të tillë.

Maçoku lëviz lirshëm nëpër takimet që kanë liderët botërorë në zyrën e kryeministrit. Madje, kur mërzitet mund ta lërë takimin sipas qejfit të vet dhe askush nuk i kërkon llogari.

Ai tashmë ka hyrë në vitin e dhjetë të qeverisjes së zyrës së kryeministrit dhe e di mirë se si duhet të sillet, çfarë ka rëndësi të madhe, dhe çfarë nuk ka.

Ai ka përshëndetur ndërsa hynin në derën e kryeministrit dhe dilnin prej saj David Cameronin, Theresa Mayn, Boris Johnsonin dhe, së fundmi, edhe Liz Trussin.

Pak orë përpara dorëheqjes së kryeministres Truss, nuk mungoi edhe një humor tipik britanik për situatën në fjalë.

Nga llogaria e Larryt në rrjetet sociale, ai shkroi: “Mbreti më ka kërkuar të bëhem kryeministër sepse kjo marrëzi ka zgjatur mjaftueshëm”.

Maçoku Larry është zotuar që të jetë aty, në shërbim të kapjes së minjve nëse kalon ndonjë nga rruga, sepse, politika kështu e ka, një ikën, një vjen.

EMISIONET