Lind me baba të vdekur, në Portugali rasti i parë

Lind me baba të vdekur, në Portugali rasti i parë

Mund të tingëlloj çuditshëm por është e vërtëtë. Në Portugali ka ardhur në jetë fëmija i parë me fekondim artificial me baba të vdekur. 

Babai i bebes vdiq në moshën 29-vjeçare në vitin 2019  por jo pa lënë më parë spermën e tij në laborator dhe një autorizim me shkrim ku aprovon procedurën.

Fëmija ka lindur të enjten dhe peshon gati katër kilogramë. Pjesa tjetër e betejës ligjore duhej të bëhej nga e veja Ângela Ferreira, tani nëna e të voglit Hugo Guilherme.

Ligji portugez i riprodhimit të asistuar daton në vitin 2006 dhe ndaloi fekondimin me material gjenetik nga një dhurues i vdekur. Megjithatë, paradoksi ishte se ndalimi vlente vetëm për donatorët e familjes dhe jo për ata anonimë, të cilët si të tillë tashmë mund të kishin vdekur.

Ishte angazhimi i Angelës, protagoniste e dokumentarëve dhe lajmeve që atëherë, që çoi fillimisht në një mbledhje nënshkrimesh dhe më pas në një debat në parlamentar.

Partia Socialiste, Komunistët dhe Blloku i Majtë vendosën së bashku për të ndryshuar ligjin, duke përfshirë Portugalinë, ndër të paktat vende që e lejojnë këtë praktikë pas vdekjes së njërit prej bashkëshortëve.

Lind me baba të vdekur, në Portugali rasti i parë

EMISIONET