Liderët evropian takim të mërkurën përpara takimit të presidentit amerikan me Putinin

Liderët evropian takim të mërkurën përpara takimit

Udhëheqësit evropianë dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të zhvillojnë një bisedë telefonike me Donald Trump të mërkurën, përpara takimit të ardhshëm të presidentit amerikan me homologun e tij rus Vladimir Putin të premten në Alaska. Konkretisht, të mërkurën në orën 15:00 qeveria gjermane po organizon një video-konferencë midis udhëheqësve të Finlandës, Francës, Italisë , Britanisë së Madhe, Polonisë, Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian.

Qëllimi i përpjekjes gjermane për ndërmjetësim është të formohet një qëndrim i përbashkët transatlantik para samitit të Alaskës. Sipas gazetës BILD, bisedimet e pasnesërme do të përqendrohen në mënyrat për të rritur presionin ndaj Rusisë, temë e një serie takimesh për negociatat pas të premtes, territoret ukrainase që potencialisht mund të shkëmbehen dhe garancitë për Kievin se Rusia nuk mund të përparojë më tej në perëndim përtej territoreve që ka fituar.

"Bisedimet me siguri do të vazhdojnë këtë javë", tha zëvendëszëdhënësi i qeverisë Steffen Maier. "Për kancelarin Friedrich Merz është e rëndësishme që të ketë një qëndrim të përbashkët evropian për të siguruar ndikim", shtoi Maier.

Putin po kërkon që Ukraina të lëshojë të gjithë rajonin lindor të Donbasit, si dhe Krimenë, të cilën forcat ruse e pushtuan në mënyrë të paligjshme në vitin 2014, si kusht për hapjen e bisedimeve për një marrëveshje të përhershme paqeje.

Zelensky ka thënë se qeveria e tij nuk do të lëshojë territor për t'i dhënë fund luftës, ndërsa udhëheqësit evropianë janë zotuar të vazhdojnë të mbështesin sovranitetin e Ukrainës.

EMISIONET