Libani: Rreth 3 000 të vrarë nga sulmet izraelite në më shumë se një vit

Libani: Rreth 3 000 të vrarë nga sulmet izraelite në më

Të paktën 71 persona u vranë nga sulmet izraelite në Liban të premten, thanë sot autoritetet – duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në pothuajse 3 000 – që kur shpërthyen luftimet midis Izraelit dhe milicisë Hezbollah më shumë se një vit më parë.

Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se 169 persona të tjerë u plagosën në të gjithë Libanin. Numri më i madh i viktimave u raportua në sulmet në verilindje të vendit, me të paktën 52 të vdekur.

Të paktën 2 968 njerëz – përfshirë 183 të mitur – janë vrarë  dhe 13 319 janë plagosur që nga luftimet midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut pro-iranian në Liban – pas sulmeve të 7 tetorit në Izrael. Shifrat e ministrisë nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve të Hezbollahut. 

EMISIONET