Letrat e para mbi detyrimet doganore, 10% më shumë për vendet e BRICS-it

Letrat e para mbi detyrimet doganore, 10% më shumë për vendet e

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi në rrjetin e tij Truth Social se sot në orën 12:00 do të fillonin dërgimin e letrave të para mbi detyrimet dhe marrëveshjet tregtare, duke pasur parasysh afatin e fundit për hyrjen në fuqi të taksave të pezulluara.

Trump kërcënon të vendosë detyrime shtesë prej 10% për vendet që mbështesin politikat e ndjekura nga grupi BRICS dhe siguron se ”nuk do të ketë përjashtime”.

Udhëheqësit e BRICS-it, të takuar në Rio de Zhaneiro, dënuan menjëherë detyrimet “pa dallim” të importit të vendosura nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe sulmet e fundit SHBA-Izrael kundër Iranit.

11 vendet në zhvillim, përfshirë Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, përfaqësojnë rreth gjysmën e popullsisë së botës dhe 40% të prodhimit ekonomik global.

Blloku është i ndarë në shumë çështje, por ka gjetur terren të përbashkët në lidhje me masat e udhëheqësit të SHBA-së dhe luftërat e tij të vazhdueshme tarifore, ndërsa shmangin emërtimin e tij drejtpërdrejt.

Duke shprehur shqetësime serioze për rritjen e masave të njëanshme tarifore”, anëtarët e BRICS thanë në një deklaratë të përbashkët se detyrimet rrezikojnë të dëmtojnë ekonominë globale.

”BRICS-i nuk po kërkon asnjë lloj konfrontimi pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi me tarifa shtesë prej 10% për vendet e lidhura me grupin e ekonomive në zhvillim që përfshin Kinën, Indinë, Brazilin dhe Rusinë”, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

EMISIONET