Lavrov: Nuk ka zgjidhje nëse Ukraina vazhdon të na sulmojë

Jam i bindur se natyra raciste e regjimit të Kievit dhe cinizmi i sponsorëve të tij të jashtëm janë qartësisht të dukshme për anëtarët e ndershëm të bashkësisë ndërkombëtare, theksoi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke falënderuar “miqtë dhe partnerët tanë të huaj që dënuan sulmin terrorist ndaj rezidencës së Vladimir Putinit”.
Kievi nuk e kupton se pa i dhënë fund gjithë kësaj politike kriminale, negociatat për të arritur një zgjidhje të besueshme dhe të qëndrueshme për krizën ukrainase nuk do të jenë të suksesshme”, theksoi Lavrov.
Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi sot se javën e ardhshme në Francë do të zhvillohet një takim me liderët e vendeve aleate të Kievit, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.
”Takimi, i planifikuar për më 6 janar, pritet të paraprihet nga një tjetër takim në Ukrainë, në nivelin e këshilltarëve të sigurisë të vendeve aleate të Kievit”, shtoi Zelensky në platformën X.

