Kujtim nga qeni, familja than gëzofin e tij për ta pasur gjithmonë pranë

Kujtim nga qeni, familja than gëzofin e tij për ta pasur

Një familje, qeni i dashur i së cilës vdiq, mori vendimin e pazakontë për ta kthyer gëzofin e tij në një kujtim.

Chimera Taxidermy, me qendër në Melburn, ndau një video të lëkurës së qenit  retrieverit në mediat sociale duke thënë se do të mbahej si kujtim nga familja e tij.

Pronari i biznesit, 29-vjeçari Maddy, shpjegoi se lëkura ishte 'tharë në mënyrë që qimet të mos binin" duke e mbajtur në gjendje të mirë për shumë vite.

Maddy shpjegoi se lëkurët mbahen si kujtim ose ekspozohen, por definitivisht nuk përdoren si qilima për të ecur, siç kishin supozuar disa njerëz.

"Unë nuk bëra një qilim të dhomës së ndenjes nga qeni. Unë krijoj kujtime alternative të kafshëve shtëpiake për ata që duan të mbajnë diçka fizike nga kafsha e tyre," tha ajo.

"Disa njerëz zgjedhin vetëm një pjesë të lëkurës, disa njerëz zgjedhin të gjithë lekurën e kafshëve.

Kafshët shtëpiake që ruaj nuk janë qilima dyshemeje. Ato ruhen së bashku me hirin, fotot, veshjet, qaforet dhe çfarëdo kujtimitjetër që pronari ka mbajtur... Është i njëjti koncept si të ruash një pëlhurë në dollap," tha ajo.

Shumë njerëz që komentuan e mbështetën atë dhe thanë se ajo po i ndihmonte njerëzit të kalonin humbjen e një kafshe të dashur.

"Unë nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se sa i veçantë është ky art dhe sa paqe mund të japë," tha një person.

"Dashuri për ju dhe pronarët që gjejnë rehati në shërbimet tuaja," tha një tjetër.

EMISIONET