“KS s'ka fuqi”, ambasadori i Ukrainës në OKB: Shqipëria shumë e fortë, e shijuam si e trajtoi Nebenzya-n që dridhej
Për mbasadorin e Ukrianës në OKB, Sergiy Kyslytsya, Ukraina është tashmë pikë kryesore e Këshillit të sigurimit, prej shkurtit të vitit të shkuar.
Duke folur për emisionin Real Story, ambasadori Kyslytsya tha se problemi me Këshillin e Sigurimit është se nuk ka fuqinë e nevojshme për të detyruar agresorët.
“Është e vërtetë se Ukraina është pika më e rëndësishme e rendit të ditës në Këshillin e Sigurimit. Dhe gjithnjë e më shumë, që prej mbrëmjes së 23 shkurtit të vitit të shkuar. Siç e dini Këshilli i Sigurimit nuk mund të reagojë me mandatin e saj kur bëhet fjalë për parandalimin në faza të hershme dhe ndalimin e luftës në Ukrainë. Kryesisht kjo ndodh sepse federata ruse është lejuar të ushtrojë të drejtën e vetos sovjetike, por jo vetëm. Nëse imagjinojmë një situatë ku Rusia zhvishet nga e drejta për veto vendimarrje dhe ne kemi mundësinë të miratojmë vendime, le të themi, me një kërkesë për të ndaluar menjëherë luftën dhe tërheqjen e trupave të armatosura ruse nga Ukraina.
Vendimet miratohen dhe dërgohen menjëherë te Putin në Kremlin. Ai e lexon vendimin, mendoni se menjëherë do të ngrejë telefonin qeveritar dhe do i thotë ministrit të mbrojtjes të tërhiqen? Jo, nuk do të ndodh. Problemi me Këshillin e Sigurimit është se nuk ka fuqinë e nevojshme për të detyruar agresorët. Dhe në rastin specifik, agresorin që ulet në karrige me anëtarët e qeverisë për të implementuar vendimet.” Tha ai ndërsa vlerësoi kryesisht kryesimin e Shqipërisë në mbledhjen e këshillit të sigurimit.
“Për t’i dhënë meritën Shqipërisë, Shqipëria është shumë e fortë. Që prej fillimit. Kryeministri juaj është një person shumë i fortë, jo vetëm në këndvështrimin e paraqitjes por edhe integritetit të pozicionit të tij. Shumë prej nesh, e shijuam si e trajtoi Nebenzya-n që dridhej. Nëse ktheheni pas dhe shihni xhirimin e fjalës së Nebenzya, ishte duke u dridhur në kuptimin e parë të fjalës. Nuk ishte i sigurt në atë që po thoshte. Ajo u bë shumë mirë, por jo në mënyrë konvencionale, sepse kjo ishte dhe pika ku po mëshonte Nebenzya. Ai shprehu se kryeministri juaj duhet të qëndronte në mënyrë rigoroze në kornizën e rolit të tij si president i Këshillit të Sigurimit.
Durimi i Zelensky vjen se nuk është hera e tij parë, pasi ai ka marrë pjesë në debatin e Këshillit të Sigurimit nëpërmjet linkut të videos më parë. Por është e vërtetë që ishte hera e parë që ai merrte pjesë në takim personalisht. Mendoj se ai e vlerësoj dedikimin e Shqipërisë në trajtimin e situatës, por dhe shumë president dhe liderë botëror në këtë dhomë.
Ka diçka, unë gjithmon them se nuk duhet të vendosësh argumentin që dikush është i vogël dhe dikush shumë i fuqishëm. Zakonisht, veçanërisht në asamblenë e përgjithshme, të gjithë janë të barabartë. Tuvalu ka të njëjtën peshë vote si Australia. Lihtenshtajni ka ta njëjtën votë si Kanadaja.
Është e vërtetë megjithatë se përbrenda Këshillit të Sigurimit ka një segregacion të institucionalizuar ku kemi 5 anëtarë të përhershëm. Kemi Rusinë që ulet në karrigen e selisë sovietike. Ky është klubi i ngushtë i vendeve që priren të vendosin shumë gjëra mes njëri tjetrit para se të hapin diskurset brenda Këshillit të Sigurimit dhe anëtarësimit të gjerë të këshillit.
Jam i sigurt që Shqipëria po bën një punë shumë të mirë. Pika e fortë e Shqipërisë është se po tregon një nivel të lartë integriteti dhe moslëkundjes së pozicionit dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Vazhdimësia dhe stabiliteti i pozicionimit është aq i rëndësishëm sa pozicionimi i drejtë. Mendoj se Shqipëria po bën një punë mjaft të mirë. Mënyra si Shqipëria sillet në Këshillin e Sigurimit, jam i sigurt që dërgon mesazhe të forta drejt vendeve të tjera brenda dhe jashtë Europës” theksoi ai.