Kryeministrin e zë mallkimi i protestuesve, kreu i qeverisë kanadeze infektohet me koronavirus

Kryeministrin e zë mallkimi i protestuesve, kreu i qeverisë kanadeze

Ndërsa mijëra shoferë kamionësh e qytetarë të tjerë protestojnë në Otava kundër vaksinimit me detyrim, kryeministri i Kanadasë, i cili është vaksinuar me të tria dozat ka njoftuar se është infektuar me Covid-19.

Kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo është infektuar me Covid-19 edhe pse mori dozën e tretë të vaksinës anti-covid në 4 janar.

Infektimi i kreut të ekzekutivit kanadez vjen në një kohë kur kryeqyteti Otava është pushtuar nga kamionistët që protestojnë kundër vaksinave me detyrim dhe masave të tjera kufizuese.

Trudo njoftoi se ishte arratisur nga kryeqyteti bashkë me familjen pas ardhjes masive të kamionëve.

Prej javësh kanë nisur manifestimet kundër kryeministrit për shkak të mandatin që detyron shumicën e punonjësve të marrin vaksinën anti-covid. Kamionët kanë udhëtuar nga perëndimi në lindje, ku fituan mbështetës të tjerë.

Protesta e shoferëve të kamionëve u përqafua nga mijëra qytetarë të tjerë të cilët qëndrojnë po ashtu kundër vaksinimit me detyrim.

Në të gjitha banderolat e protestuesve anti-vaksinim me detyrim bëhej thirrje për liri dhe sharje ndaj kryeministrit Trudo.

Pak ditë më parë, kreu i ekzekutivit i quajti kamionistët një pakicë që kundërshtojnë shkencën dhe shoqërinë.

Kjo nxiti edhe masivizimin e protestës, ku për dy ditë me radhë kamionët kanë bllokuar lëvizjen në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

EMISIONET