Kryeministri francez shpreson në shmangjen e zgjedhjeve të reja

Kryeministri francez shpreson në shmangjen e zgjedhjeve të reja

Kryeministri francez në detyrë, Sebastien Lecornu, shpreson se kriza politike që po përfshin vendin mund të zgjidhet pa nevojën për zgjedhje të reja.

Lecornu deklaroi sot  se sheh një dëshirë të përbashkët mes partive për të miratuar buxhetin deri në fund të vitit.

“Kjo dëshirë natyrisht krijon një impuls dhe afrime që e bëjnë perspektivën e shpërndarjes së parlamentit shumë të largët”, tha ai.

Presidenti Emmanuel Macron i ka ngarkuar Lecornun, i cili dha dorëheqjen të hënën, që të zhvillojë bisedimet përfundimtare me përfaqësuesit e partive deri në mbrëmjë, për të gjetur një rrugëdalje nga kriza.

“Është e qartë që kjo kohë e vështirë, kjo krizë, është edhe një kohë përgjegjësie, ku shpresoj të gjej disa zgjidhje që mund t’i paraqes kreut të shtetit sonte”, tha Lecornu.

Kryeministri në detyrë tha se do të takohet sot me partitë e majta, përjashtuar partinë e ekstremit të majtë “France Unbowed”, për të parë çfarë lëshimesh kërkojnë dhe ku janë të gatshme të bëjnë kompromis.

Ai theksoi se partitë e majta gjithashtu duan që buxheti të miratohet  para fundit të vitit.

EMISIONET