KRIZË E RE ENERGJITIKE/ Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar, çmimet e gazit ndryshojnë brenda pak orësh

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike në Katar dhe Iran, ka shkaktuar rritje të menjëhershme të çmimeve të gazit dhe naftës në tregjet globale. Kjo situatë ka rritur shqetësimet për sigurinë energjetike dhe stabilitetin ekonomik në Europë dhe më gjerë.

KRIZË E RE ENERGJITIKE/ Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar,

Bombardimi nga irani i kompleksit energjetik Ras Laffan në Katar një nga qendrat më të mëdha të përpunimit të gazit natyror të lëngshëm në botë, ka shkaktuar rritje të menjëhershme të çmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare.

Autoritetet në Katar konfirmojnë se, megjithëse zjarret janë vënë nën kontroll dhe nuk ka viktima, ndikimi në prodhim ka qenë i mjaftueshëm për të tronditur tregjet globale.

Ras Laffan konsiderohet zemra e industrisë në Katar dhe një pikë kyçe për eksportet drejt Europës dhe Azisë.

Në të njëjtën kohë, fusha gjigante e gazit South Pars në Iran, pjesë e rezervës më të madhe të gazit në botë që ndahet me Katarin, është goditur nga sulme ajrore që Irani ia atribuon Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Këto zhvillime kanë rritur tensionet në një rajon që tashmë ndodhet në prag të një konflikti të gjerë.

Pasojat e drejtpërdrejta  janë ndjerë edhe në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku çmimet e gazi kanë ndryshuar ndjeshëm brenda pak orësh.

Në tregjet europiane, çmimi i gazit u rrit me mbi 20%, duke arritur nivele më shumë se dyfish më të larta krahasuar me periudhën para konfliktit.

Ndërsa nafta u rrit me rreth 5%, duke kaluar 110 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare.

Ekspertët paralajmërojnë se çdo ndërprerje në furnizimin nga Gjiri Persik një nga rajonet më të rëndësishme për prodhimin e energjisë mund të ketë pasoja afatgjata për ekonominë globale.

EMISIONET