Krijuesja e vaksinës AstraZeneca: Covid-19 do të kthehet në një ftohje e zakonshme

Krijuesja e vaksinës AstraZeneca: Covid-19 do të kthehet në

Covid-19 përfundimisht do të bëhet si koronaviruset e tjerë që qarkullojnë gjerësisht dhe shkaktojnë ftohjen e zakonshme, tha krijuesja e vaksinës së Oxford-AstraZeneca, profesoreshë Dame Sarah Gilbert.

Në një webinar të Komunitetit Mbretëror të Shëndetësisë, krijuesja e vaksinës AstraZeneca tha se virusi do të dobësohet me kalimin e kohës dhe "përfundimisht" do të bëhet si një grip i zakonshëm.

59-vjeçarja, zbuloi se po bën përpjekje për të siguruar fonde për të marrë masa në parandalimin e pandemive të ardhshme dhe tha se duhen investime urgjente për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tjera infektive në të gjithë botën.

EMISIONET