Kreu i ri i Parlamentit Italian: Madhështia e Italisë qëndron te diversiteti

Lorenzo Fontana, presidenti i ri i Dhomës së Deputetëve në Itali, vlerëson Papa Françeskun dhe thekson se “madhështia e Italisë qëndron te diversiteti.

Kreu i ri i Parlamentit Italian: Madhështia e Italisë qëndron te

Menjëherë pas shpalljes si presidenti i ri i Dhomës së Deputetëve, eksponenti i Lega-s, Lorenzo Fontana ngriti lart vlerat e Italisë ndërsa theksoi se Italia është një komb shumëformësh me realitete të ndryshme historike dhe territoriale që e kanë bërë të madh.

Në fjalimin e tij të parë Fonata i kushtoi dhe një përshëndetje të parë Papa Françeskut, i cili, siç tha ai, përfaqëson një referencë shpirtërore për shumicën e qytetarëve italianë.

Po ashtu ai vlerësoi rolin e Presidentit Sergio Matarela, njeri i cili sipas tij është dhe strumbullari i kombit italian dhe garantues themelor i Kushtetutës së Italisë.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Në fjalën e tij të inaugurimit, Fontana u shpreh se Italia “duhet t’i japë forcë natyrës së saj të veçantë, pa u homologuar ndaj realiteteve të huaja më monolite dhe kulturave që nuk diversifikohen”.

"Vendi ynë, vijoi ai, ka mundur të ngrihet nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore, falë edhe zgjuarsisë dhe krijimtarisë sonë. Ndaj është koha që italianët të rikuperojnë pak krenarinë për atë që janë."

“Roli i Parlamentit nuk duhet të injorojë rritjen e diversitetit dhe krijimtarisë sonë. Nuk duhet t’i nënshtrohet homologimit, që është instrument totalitarizmi, i imponimeve qendrore në shprehjen e vullnetit të qytetarëve”, deklaroi Fontana. Për kryeparlamentarin Italian, diversiteti nuk është këputje, nuk është shenjë epërsie, por shprehje demokracie dhe respekti për historinë.

Në fjalën e tij Lorenzo Fontana më pas vazhdoi duke renditur ato që ai i konsideron si temat themelore të legjislaturës së re, siç është dalja përfundimtare nga kriza pandemike, vazhdimi i angazhimit për kërkimin e paqes në kuadrin e përgjithshëm të komunitetit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë, forcimin e pjesëmarrjes së Italisë në Bashkimin Evropian, si dhe lufta kundër inflacionit dhe energjisë së shtrenjtë.

 

EMISIONET