Kreu i mbikëqyrësit bërthamor: Centrifugat në Fordow nuk janë më funksionale

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor: Centrifugat në Fordow nuk

“Centrifugat në uzinën bërthamore Fordow në Iran nuk janë më funksionale pas sulmeve të SHBA-së”, tha Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Grossi tha se ekipi i tij mund të nxjerrë përfundime mbi pasojat e bombardimeve gjatë fundjavës, në bazë të imazheve satelitore, shkruan SkyNews.

“Duke pasur parasysh fuqinë e këtyre bombave dhe karakteristikat teknike të centrifugave, ne e dimë se ato nuk janë më funksionale, thjesht për shkak të dridhjeve, të cilat shkaktojnë dëme të konsiderueshme fizike”, tha shefi i mbikëqyrësit bërthamor për radiostacionin francez Radio France Internationale.

“E njoh shumë mirë uzinën, është një rrjet tunelesh me lloje të ndryshme aktivitetesh. Ajo që pamë në fotografi korrespondon pak a shumë me sallën e pasurimit, kjo është ajo që është goditur”.

Irani miratoi sot një projektligj për të pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Kjo erdhi pasi Grossi tha se kthimi i inspektorëve në objektet bërthamore të Iranit për të vlerësuar ndikimin e sulmeve ushtarake amerikane dhe izraelite ishte “prioriteti i tij kryesor”.

EMISIONET