Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë paralajmëron: Europa mund të përballet me krizë të gazit në dimër

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë ka paralajmëruar se Rusia mund të ndalojë furnizimin me gaz në Evropë këtë dimër.

Fatih Birol ka thënë se ai beson se një mbyllje e plotë nuk është skenari më i mundshëm, por se Evropa duhet të punojë në planet e emergjencës për çdo rast.

Në javët e fundit, disa vende evropiane thanë se morën dukshëm më pak gaz rus sesa prisnin.

Zyrtarët rusë mohojnë se është e qëllimshme dhe kanë fajësuar çështje teknike për këtë gjë.

Para pushtimit të Ukrainës, Evropa importonte rreth 40% të gazit të saj natyror nga Rusia, por kjo shifër tani ka rënë në rreth 20%.

“Unë nuk do të përjashtoja që Rusia të vazhdojë të gjejë çështje të ndryshme aty-këtu, dhe të vazhdojë të gjejë justifikime për të reduktuar më tej dërgesat e gazit në Evropë dhe ndoshta edhe ta ndërpresë atë plotësisht”, tha Birol.

Javën e kaluar rrjedha e gazit natyror përmes Nord Stream 1, një nga tubacionet kryesore nga Rusia në Evropë, ishte vetëm 40% e kapacitetit. Shumë ekspertë janë skeptikë ndaj shpjegimit rus se kjo është shkaktuar nga "çështje teknike".

Në të gjithë Evropën, vazhdojnë të raportohen mungesa në furnizimin me gaz. Të premten firma italiane e energjisë Eni tha se kishte marrë vetëm gjysmën e gazit që priste nga gjiganti rus i gazit të kontrolluar nga shteti Gazprom, ndërsa Sllovakia dhe Austria gjithashtu kanë raportuar rënie.

EMISIONET