Kremlini: Takimi me Zelenskyn i mundshëm nëse përgatitet mirë

Kremlini: Takimi me Zelenskyn i mundshëm nëse përgatitet

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, përsëriti sot se presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka përjashtuar një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, por samiti duhet të jetë i përgatitur mirë.

“Putini nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së një takimi të tillë, por beson se çdo takim në nivelin më të lartë duhet të jetë i përgatitur mirë në mënyrë që diskutimet paraprake në nivel ekspertësh të mund të finalizohen”, tha Peskov duke iu përgjigjur kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili dje tha se e shihte qartë që nuk do të kishte takim midis Putinit dhe Zelenskyt.

“Për momentin, nuk mund të thuhet se puna e ekspertëve është e mirë, për fat të keq jo. Ne mbetemi të interesuar dhe të disponueshëm për negociata të tilla”, theksoi Peskov.

“Këto sulme tregojnë se Vladimir Putin po tallet me të gjitha përpjekjet për paqe dhe se Rusia e kupton vetëm presionin”, tha ndërkohë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas pas mbërritjes në takimin jozyrtar të Këshillit të Mbrojtjes në Kopenhagë.

“Diskutimet janë duke vazhduar, por të gjithë e kuptojnë se e vetmja gjë që funksionon është presioni”, theksoi ajo.

“Sot do të diskutojmë ndryshimin e mandateve të misioneve evropiane për Ukrainën, si trajnimin civil ashtu edhe atë ushtarak. Brenda këtij kuadri, mund të diskutojmë shkallën e trajnimit të personelit ushtarak ukrainas në pjesën perëndimore të vendit para se të arrihet një armëpushim”, shpjegoi Kallas.

EMISIONET