Kremlini: Po përgatitemi për kontakte me SHBA-në për çështjen e Ukrainës

ëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia po përgatitet për kontakte me Washingtonin lidhur me takimet që amerikanët zhvilluan me zyrtarët evropianë dhe ukrainas.
Duke komentuar raportet se zyrtarët amerikanë dhe rusë do të zhvillojnë së shpejti një takim në Miami, Peskov tha:
“Ne po përgatitemi për kontakte të caktuara me kolegët tanë amerikanë për të marrë informacion lidhur me rezultatet e punës që amerikanët kanë bërë me evropianët dhe ukrainasit”.
Sa i përket pranisë së shtuar ushtarake amerikane në brigjet veriore të Venezuelës dhe përshkallëzimin e tensioneve në rajon, Peskov tha: “Ne shohim një rritje të tensioneve në rajonin e Amerikës Latine. E konsiderojmë këtë potencialisht si shumë të rrezikshme”.
Ai u bëri thirrje vendeve të rajonit të veprojnë me vetëpërmbajtje. “Venezuela është aleati ynë, partneri ynë. Ne kemi kontakte të vazhdueshme, përfshirë në nivelin më të lartë”, tha Peskov.
– Kthimi i S-400 nuk u diskutua
Peskov tha se sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 nuk kanë qenë në axhendë gjatë takimit të fundit midis presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidentit rus Vladimir Putin.


