Kosova burg me qira për danezët/ Përfiton 210 milionë euro nga Danimarka

Kosova  burg me qira për danezët/ Përfiton 210 milionë euro

300 danezë do të vuajnë dënimin e tyre në Kosovë. Kjo është marrëveshja e arritur mes dy vendeve, nga e cila Prishtina zyrtare do të përfitojë rreth 210 milionë euro.

Marrëveshja është konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës, e cila në njoftimin e saj thekson se pas diskutimeve me autoritetet daneze do lirojë një burg me kapacitet për 300 të dënuar.

Gjithashtu aty thuhet se "Të dënuarit që do të transferohen nuk do të jenë me rrezikshmërisë së lartë dhe do të përfundojnë dënimin e tyre, deri në 10 vite.

Qeveria e Kosovës bën me dije se shuma e përfituar nga kjo marrëveshje do të shkojë si investim veçanërisht për energjinë e rinovueshme.

Sipas njoftimit marrëveshja mes dy palëve pritet të firmoset  më 20 dhjetor, ku do të ketë një vizitë e disa ministrave danezë në Republikën e Kosovës.

Ky hap është ndërmarrë nga autoritet daneze, për shkak të mbipopullimit të burgjeve të tyre, dhe deri në vitin 2025 synohet rritja e kapacitete ne 326 vende.

EMISIONET