Kongresmenët amerikanë do të shkojnë drejt Londër ndërsa shqetësimet për protokollin e Irlandës së Veriut rriten

Kongresmenët amerikanë do të shkojnë drejt Londër

Një delegacion kongresmenësh amerikan do të shkojnë në Londër brenda disa ditësh mes shqetësimeve në rritje në Shtëpinë e Bardhë për tensionet mbi protokollin e Irlandës së Veriut.

Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, ka thënë më parë se SHBA synon të emërojë të dërguarin e vet në Irlandën e Veriut.

Delegacioni ka të ngjarë të nënvizojë angazhimin e Presidentit Biden për të mbrojtur marrëveshjen e së Premtes së Mirë dhe rolin e SHBA-së si garantues.

"Rruga më e mirë përpara është një rrugë pragmatike që kërkon guxim, bashkëpunim dhe udhëheqje," tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për mosmarrëveshjen e MB-së me BE-në.

Kryeministri i BM Boris Johnson i cili negocioi protokollin si pjesë e marrëveshjes së Brexit , është shprehur se "institucionet e krijuara sipas marrëveshjes së të Premtes së Mirë nuk funksionojnë" dhe qeverisja politike në Irlandën e Veriut është shembur. Sipas tij populli i Irlandës së Veriut ka nevojë për udhëheqje.

EMISIONET