Kongresi i SHBA miraton projektligjin 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka votuar pro ndihmës 13,6 miliardë dollarë për Ukrainën.
Ligjvënësit e dy partive e miratuan paketën për t’u dhënë ukrainasve ndihma ekonomike, humanitare e ushtarake.
Gjithashtu Kongresi miratoi ndalimin e importit të naftës dhe gazit rus, e cila pasohet nga vendimi i presidentit Biden të martën.
Ata shprehën dakordësinë e tyre edhe pse vendimi pritet të godasë tregun amerikan çka do të çonte në rritjen e çmimit të gazit e të naftës.
Aktualisht Amerika po përballet me çmimet më të larta të dy lëndëve ndër dekada.

