Konflikti Ukrainë-Rusi, a kanë frikë shqiptarët? Qytetari: Të çmendurit bëjnë histori...

Ditët e fundit konflikti Rusi-Ukrainë është përshkallëzuar, me Rusinë që ka çuar mijëra trupa ushtarakë në kufi.

Por sa i frikësohen një lufte të mundshme  mes Rusisë dhe Ukrainës shqiptarët? Çfarë mendojnë për marrëdhënien Rusi Ukrainë dhe si mund të ndikojë ky konflikt vendin tonë?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

Një pjesë e tyre thanë se i gjithë diskursi bëhet për vëmendje dhe se nuk ka një luftë reale mes dy vendeve, ndërsa të tjerë refuzuan të flisnin për këtë çështje delikate.

Përgjigjet e qytetarëve:

"Asnjëherë në botë s'kam frikë, është punë e të mëdhenjve, ne jemi kot fare.Të çmenduria bëjnë histori..."

"Nuk ka luftë, janë veç presione."

"Është luftë që ka ekzistuar gjithmonë, vetëm me një ndryshim se më përçara njerëzit ishin të verbër dhe luftoni, tani u janë hapur sytë dhe nuk shkojnë në luftë."

"Lufta ka qenë gjithmonë për femrat, pavarësisht se në Rusi nuk e pranojnë. Lufta është për çështjen kush janë më të bukura vajzat e Ukrainës apo të Rusisë?"

"Nuk do ketë luftë, bëhet për politikë dhe vëmendje."

"Luftë do ketë, luftë ka pasur dhe luftë do ketë."

EMISIONET