Konflikti në Sudan, Ushtria dhe Forcat paramilitare së shpejti në një tryezë

Konflikti në Sudan, Ushtria dhe Forcat paramilitare së shpejti në

Sudani është përfshirë nga kaosi por dhe përplasjet e forta të armatosura mes grupimeve që kërkojnë marrjen pushtetin me dhunë.

Thirrjet për armëpushim nuk kanë bërë efekt, madje as apeli për të mos goditur në zonat ku qëndrojnë civilët. Nata e së premtes dhe mëngjesi i kësaj të shtunë ka sjellë të njëjtën panoramë, madje pa ndalur as sulmet ajrore.

Prej nisjes së konfliktit janë raportuar qindra të vrarë, por duket se sytë janë drejtuar nga e diela kur është thënë se Ushtria e Sudanit dhe Forcat paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë do të ulen sërish në tryezë.

Do të jetë Arabia Saudite që do të presë liderët e dy grupimeve me synimin arritjen e armëpushimit apo dhe një zgjidhje të krizës

Konflikti nisi muajin e kaluar dhe që atëherë mbi 200.000 persona kanë emigruar drejt vendeve të tjera dhe 700.000 kanë lëvizur në qytete të tjera më të sigurta

Më herët gjatë javës, dy palët ranë dakord për “deklaratën e parimeve” ku merreshin në mbrojtje civilët dhe garantohej marrja e ndihmës humanitare. Por pakti ka gjetur pak zbatim në terren ku lutimet nuk kanë ndalur në kryeqytetin sudanez, Kartum, dhe zonay përreth.

Me rinisjen e bisedimeve në Xheda, të dy palët do të nisin diskutimin për mekanizmin e zbatimit të marrëveshjes të arritur të enjten, përfshirë edhe për planet për dërgimin e ndihmës humanitare, korridoreve të sigurta dhe largimin e forcave nga zonat civile.

Që nga grusht shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve në krye me dy ushtarakët që aktualisht po luftojnë: gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, që është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit, dhe zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

EMISIONET