"Kjo është se si ndihet fitorja"/ Musk pas inagurimit të Trump: Më në fund do të kemi qytete të sigurta, kufij të sigurt dhe...
Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, të cilin Presidenti Donald Trump e emëroi për të bashkë-drejtuar Departamentin e Efiçencës së Qeverisë, mbajti fjalimin e tij në inaugurimin e Trump në Capital.
Musk gjithashtu u shpreh se më në fund do të ketë qytete të sigurta, kufij të sigurt dhe shpenzime të arsyeshme.
“Dhe kjo nuk ishte fitore e zakonshme. Kjo ishte një degëzim në rrugën e qytetërimit njerëzor. E dini, ka zgjedhje që vijnë dhe shkojnë. Disa zgjedhje janë, e dini, të rëndësishme, disa jo. Por ky, ky me të vërtetë kishte rëndësi.
Dhe unë vetëm dua të them faleminderit që e bëtë të ndodhë. Faleminderit. Zemra ime shkon për ty. Është falë jush që e ardhmja e qytetërimit është e siguruar.
Faleminderit për ju. Ne do të kemi qytete të sigurta, më në fund, qytete të sigurta, kufij të sigurt, shpenzime të arsyeshme, gjëra bazë”, tha Musk.


