Kinezët nisin “rekrutimet” në Britani, ministri: Ish-ushtarakët tanë të mos shkojnë për trajnime në Kinë
Britanikët kanë ngritur alarmin për rekrutimet që Kina po bën ndaj ish-pilotëve vendas për të trajnuar ushtrinë e saj. Ministri britanik Heappey tha në një intervistë se kjo është çështje serioze dhe do merren masa të menjëhershme

Britanikët janë të shqetësuar sa i përket vajtjes së ish-pilotëve të flotës së saj ajërore për të trajnuar ushtrinë popullore kineze.
Autoritetet njoftojnë se duan të ndryshojnë ligjin ekzitues që të pamundësojnë kontratat e ish-pilotëve britanikë për të vajtur në Kinë.
Për rastin ka reaguar edhe vetë ministry britanik i Forcave të Armatosura James Heappey.
Ai tha se "Kina është një konkurrent që po kërcënon interesin e Mbretërisë së Bashkuar në shumë vende anembanë botës".
Heappey tha në një intervistë se autoritetet i kanë këshilluar ushtarakët e përfshirë dhe kanë qenë të qartë se presin prej tyre që të mos vazhdojnë më.
Ndërkohë, Tobias Ellëood , kryetar i Komitetit të Mbrojtjes ka reaguar se ky veprim është ngjashëm sit ë shkelësh sigurinë kombëtare dhe është hapbitur pse nuk janë marrë ende masa për ta ndaluar.
BBC raporton se deri më tani, rreth 30 ish-pilotë britanikë besohet se i janë bashkuar trajnimeve për Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës. Pilotët raportohet se kanë shërbyer në të gjithë sektorët e ushtrisë britanike, jo vetëm në Forcën Ajrore Mbretërore.
Së fundmi, Ministria e Mbrojtjes britanike ka marrë informacione nga shërbimet inteligjente dhe ka paralajmëruar pilotët që të mos marrin pjesë.
Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes tha se po përpiqej të ndalonte rekrutimin e pilotëve të mëparshëm dhe atyre në shërbim. Një zëdhënës tha se po ndërmerreshin hapa vendimtarë për të ndaluar skemat e rekrutimit kinez.

