Kina nuk tërhiqet; kërkon nga SHBA-ja të heqë kërcënimin për tarifat tregtare

Kina nuk tërhiqet; kërkon nga SHBA-ja të heqë

Kina nuk u tërhoq sot në përplasjen e re tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trump të heqë kërcënimin për tarifa 100% dhe masa të tjera kufizuese ndaj eksporteve kineze, të shpallura gjatë fundjavës, sipas AP.

Ky është përshkallëzimi më i fundit në luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.  Presidenti Trump paralajmëroi vendosjen e tarifave për të gjitha importet kineze në SHBA pasi Pekini vendosi kufizime të reja mbi “mineralet e rralla”, minerale të rëndësishme për industrinë elektronike.

Sipas Trump, vendimi i Kinës ishte një veprim “nga hiçi”. Megjithëse ai nuk e tërhoqi kërcënimin ekonomik, u shfaq më i butë në ton sesa më parë, duke shkruar në platformën e tij “Truth Social”.

Në një reagim, Ministria kineze e Tregtisë  tha se veprimet e Uashingtonit “po dëmtojnë seriozisht atmosferën e negociatave tregtare”, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jia.

“Kina i bën thirrje SHBA-së të korrigjojë menjëherë praktikat e saj të gabuara. Nëse SHBA-ja vazhdon në këtë rrugë, Kina do të marrë masa të vendosura për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitim.”.

Të dhënat e fundit tregtare tregojnë se pasojat janë ndjerë dukshëm.Eksportet kineze drejt SHBA-së ranë me 27% në shtator, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, rënia e gjashtë mujore radhazi.

EMISIONET