Kina kufizon hyrje-daljet/ Pasaportat dhe dokumentet e nevojshme do nxirren vetëm për qëllime pune, shkolle

Miliona qytetarë kinezë janë mbyllur nëpër shtëpi me urdhër të qeverive lokale pasi po zgjerohen vatrat e infeksionit me Covid-19. Të mërkurën u arrit shifra ditore 71 të infektuar të rinj. Lejet për hyrje-daljet me jashtë po ashtu janë pezulluar për arsye jo-urgjente.
Teksa është rritur në 500 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kinë nga muaji korrik, vendi po rikthen masat e ashpra kufizuese si në 2020-ën.
Autoriteti për emigracionin vendosi të mërkurën të mos lëshojë më pasaporta ose dokumente të nevojshme për daljen e shtetasve jashtë shtetit, nëse nuk kanë arsye të forta për udhëtim.
"Kemi kufizuar lëvizjen për qëllime jo-emergjente ose të zakonshme. Pas verifikimit, dokumentet do u mundësohen, megjithatë, atyre që studiojnë jashtë, për arsye pune ose biznesi."
Të mërkurën vijoi testimi në masë i qytetarëve kinezë, dhe qeveritë lokale kanë izoluar me miliona veta nga frika se mund të transmetojnë variantin Delta që po qarkullon në vend.
Autoritetet thonë se në qytetin Uhan që vitin e kaluar ishte epiqendra e epidemisë, është zbuluar zinxhiri i transmetimit: një person që pasi ishte kthyer nga një vizitë në qytetin Huaian, kishte pritur në stacionin e trendit dhe më tej kishte infektuar edhe shokët e vet.
-
-
Përplasen trenat në Çeki, tre të vdekur dhjetra të plagosur
4 Gusht, 16:13
Qeveria qendrore ka urdhëruar pezullimin e transportit publik në zonat me vatra kovidi.
"Kemi udhëzuar që të ndalet shpejt shërbimi i transportit rrugor për pasagjerët që hyjnë ose dalin nga distrikte me zona rrezik të mesëm ose të lartë, të pezullohet shërbimi me autobuse, taksi ndërqytetëse dhe që ato të mos ndalin në stacionet që konsiderohen zona rreziku."
Gjatë ditës Kina regjistroi mbi 70 raste të reja infektimi me virusin e ri korona.
Vendi ka infektuar një total prej 1,7 miliard dozash, vaksina të prodhimit kinez, dhe Ministria vendëse e Arsimit po nxit autoritetet lokale të zgjerojnë fushatën e vaksinimit të minorenëve e nxënësve të moshave 12 deri 17 vjeç.
Deri në fund të vitit synohet të vaksinohen deri 85 për qind e 1,4 miliard shtetasve kinezë.


