Kievi në shtetrrethim: Harta ku po mbahen luftimet dhe zonat që Rusia ka nën kontroll. Zelenskiy: Duhet ta ndalim pushtimin

Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, shpalli një shtetrrethim të ri për kryeqytetin ukrainas: nga ora 17:00 deri në 08:00, sipas kohës lokale.

Një hartë e publikuar në BBC tregon se cilët zona rreth kryeqytetit janë nën kontrollin e Rusisë ndërkohë  presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy në një konferencë për medien tha se  forcat ushtarake vijojnë të kontrollojnë Kievin dhe pikat kyçe rreth qytetit.

Kievi në shtetrrethim: Harta ku po mbahen luftimet dhe zonat që Rusia

Ndërkohë AFP tregon një hartë të vendeve ku janë apo po zhvillohen betejat ushtarake jashtë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

“Ne po frenojmë me sukses sulmet e armiqve. Ne e dimë se po mbrojmë tokën tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Kievi dhe zonat kryesore kontrollohen nga ushtria jonë.

“Okupatorët donin të vendosnin “kukullat e tyre” në kryeqytetin tonë. Ata nuk patën sukses. Në rrugët tona, pati luftë të vërtetë’

Armiku përdori të gjitha armët, artilerinë, paratrupat, të gjitha armët. Ata po godasin zonat e banuara, po përpiqen të shkatërrojnë infrastrukturën energjetike dhe të gjithë duhet të na ndihmojnë për të ndalur këtë pushtim” tha ai.

Presidenti tha se pas diskutimeve me liderët e BE-së  të gjithë pajiset dhe mjete të ndihmës ushtarake po vijnë në Ukrainë dhe po punonet për shkëputjen e Rusisë nga sistemi Sëift, “Shpresoj dhe Hungaria të detyrohet ta mbështesë këtë vendim” tha Zelenski.

Kievi në shtetrrethim: Harta ku po mbahen luftimet dhe zonat që Rusia
Foto: BBC

Ai ftoi qytetarët të kthehen në Ukrainë për të luftuar: Në çd orë dhe vend, e qytet kudo ku  armiqtë po vrasin njerëzit tanë, forcat tona po bëjnë gjithçka për të shkatërruar armikun.

Nëse ju mund të shkatërroni armikun ju lutem bëjeni. Çdo kush që mund të kthehet në Ukrainë të lutem ta bëjë”
Ai u bëri thirrje rusëve që t’i bëjnë presion presidentit të tyre, Vladimir Putin, për ta ndalur pushtimin e Ukrainës.

Shtetrrethimi I ri i cili hyn në fuqi nga sot (26 shkurt), zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në orën 07:00.

“Të gjithë civilët në rrugë gjatë shtetrrethimit do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut”, shkroi kryebashkiaku i Kievit Klitschko në Twitter.

EMISIONET