Kërcënim me bombë, mbyllet aeroporti i dytë më i madh i Danimarkës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2024, 07:53

Një burrë u arrestua dje në Danimarkë pasi një kërcënim me bombë u regjistrua në aeroportin Billund, i dyti më i madh në vend.
Aeroporti, i vendosur në Danimarkën qendrore-perëndimore, u evakuua dhe mbetet i mbyllur pas kërcënimit.
“Evakuimi vazhdoi me qetësi dhe siç pritej, me udhëtarët duke ndjekur udhëzimet tona”, tha inspektori i policisë Michael Weiss në një deklaratë.
Policia sqaroi se hetimet për incidentin janë duke vazhduar, duke shtuar se është e paqartë se kur do të rihapet aeroporti.

